Policia greke ka zhvilluar një operacion të madh antidrogë mëngjesin e së enjtes, duke bastisur një banesë në jug të vendit, e cila ishte përshtatur në një “shtëpi bari”. Banesa shërbente si laborator ku nxirrej kokainë nga lëkura gjedhësh, e importuar në paleta nga jashtë vendit. Sipas mediave greke, rrjeti kriminal përdorte metoda teknologjike për të përpunuar lëkurët, nga të cilat nxirrej kokaina e fshehur. Më pas lënda narkotike shpërndahej në tregun grek dhe më gjerë jashtë vendit.