Policia e Beratit ka arrestuar pesë persona, që akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kultivonin hashash në fshatrat e Skraparit, ndërsa lëndën narkotike e shisnin në qytetin e Beratit dhe qytete të tjera të vendit. Masat e sigurisë arrest me burg ndaj tre personave, banues në Poliçan dhe të të tjerë, banues në fshatin Jaupas të Bashkisë së Skraparit. Policia thotë se gjatë një operacioni në fshatin Jaupas u gjetën dhe u asgjësuan 122 bimë narkotike cannabis sativa dhe hetimet treguan si autorë të kultivimit të bimëve pesë shtetasit në fjalë. Ndërkohë, nën akuzë për shpërdorim detyre është marrë edhe kryeplaku i fshatit, shtetasi me inicialet S.Ç. Gjatë këtij operacioni u ushtruan 15 kontrolle banesash dhe ambientesh të tjera, ku u sekuestruan në total 1 armë gjahu çifte, lëndë narkotike cannabis sativa, 7 aparate celularë dhe shuma monetare, të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale.