Samiti i ‘Open Balkan’ në Ohër përfshiu për herë të parë pesë shtete Ballkanike. Krahas tre iniciatorëve të nismës: Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut; në samitin e Ohrit mbërritën në statusin e ‘dëgjuesit’ edhe përfaqësuesit e lartë të Malit të Zi dhe Bosnjë Hercegovinës. Por, unionit ballkanik i mungon Kosova, e cila nuk pranon kategorikisht të ulet në tryezën e bashkëpunimit me Serbinë, teksa kjo e fundit nuk e njeh sovranitetin e shtetit të Kosovës. Lidhur me këtë, Rama deklaroi se ftesa për Kosovën është e hapur.