Lënia në fuqi e vendimit ‘Arrest me burg’ për Fredi Belerin, ka sjellë reagimet e shpeshta të organizatës Omonia, e cila ka bërë thirrje për lirimin e tij nga qelia. Këtë herë, përmes një njoftimi zyrtar, Omonia i ka bërë thirrje kryeministrit të vendit Edi Rama që të lirojë Belerin për disa orë nga burgu, të betohen në bashkinë Himarë.