Pesë raste të Omicron janë konfirmuar në Mal të Zi. Fatmirësisht të infektuarit ndodhen në gjendje të mirë dhe kanë pasur vetëm simptoma të lehta. Dyshimi i parë u konstatua më 4 dhjetor në një familje në fillim të muajit. Më pas të gjithë personat që patën kontakt më to u vendosën në izolim. Kujtojmë se mbi 58,4 përqind e popullatës janë të vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës ndërsa rreth 66.000 qytetarë janë imunizuar me dozën e tretë, kryesisht me vaksinën Pfizer.