Pesë raste me Omicron janë konfirmuar zyrtarisht në Mal të Zi, nga Instituti i Shëndetit Publik, duke bërë që vendji fqinj të rrisë kontrollet. Të gjithë të infektuarit janë me simptoma të lehta, por nurmri i rasteve me këtë variant ka të ngjarë të rritet pasi mediat raportojnë se dyshimet ka të në fillim të muajit. Ministria e Shëndetësisë paralajmëroi gjithashtu kontrolle të intensifikuara të zbatimit të masave në këtë fundjavë, veçanërisht në qendrat turistike dimërore, të cilat janë destinacion edhe për shumë qytetarë shqiptarë.