Një hulumtim i kryer nga një ekip gazetarësh, i udhëhequr nga iStories dhe Projekti i Raportimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka dhënë detaje se si njerëz nga rrethi i brendshëm i presidentit rus, Vladimir Putin, ishin përpjekur të fshihnin pasurinë dhe asetet e tyre, pas sanksioneve të shumta ndërkombëtare të vendosura ndaj Rusisë, që kur Moska aneksoi në mënyrë të paligjshme Krimenë e Ukrainës dhe më pas nisi edhe pushtimin e plotë të Ukrainës.