Partia Demokratike denoncoi prokurimin e oksigjenit mjekësor. Zëdhënësja e selisë blu për antikorrupsionin, Genta Vangjeli shfaqi pretendimet se në prokurimet respektive marrin pjesë vetëm dy operatorë duke dëmtuar konkurrencën në treg. Vangjeli u shpreh se çmimet e oksigjenit mjekësor në Shqipëri janë tre deri në katër herë më të larta se rajoni dhe për këtë iu referuar raportimeve mediatike.