Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur alarmin për një sulm bërthamor, në rast se konflikti mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit përshkallëzohet. Zyrtarët shprehen se mbeten në gatishmëri të lartë, ndërsa paralajmërojnë se pasojat e një incidenti të tillë do të ishin shkatërruese dhe afatgjata, jo vetëm për rajonin por edhe globalisht. OBSH-së theksoi se organizata po përgatitet për çdo skenar, nga sulmet ndaj objekteve bërthamore deri te përdorimi i mundshëm i armëve.