Shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut Volker Turk është shprehur se përfundimi i luftës në Gaza është një prioritet, teksa u u kërkoi vendeve aleate të sifojnë Izraelin, pasi sipas tij ky vend nuk ka respektuar ligjin ndërkombëtar, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Turk tha se ndalimi i luftës në Gazë, ku numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 40,000 dhe shmangia e një lufte rajonale, është përparësi urgjente.