Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, do të shtojë Izraelin dhe Hamasin në listën e shkelësve të të drejtave të fëmijëve. Guterres përpilon çdo vit një listë të shteteve dhe grupeve militante, veprimet e të cilave kërcënojnë fëmijët. Në listë janë përfshirë grupe të Mianmarit e deri te Rusia, për shkak të luftës së nisur në Ukrainë, më 2022.