Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët do të stacionojë një misioni vëzhgim tremujor në kampin e Gjadrit, ku do të mbajnë shënime mbi respektimin e të drejtave themelore të emigrantëve që do të transferojë Italia në Shqipëri në këtë kamp. Zëdhënësja e UNHCR, Luise Donovan konfirmoi misionin në një intervistë të dhënë për mediat gjermane të martën. Aktivistë për të drejtat e njeriut ka kohë që e kanë kritikuar marrëveshjen dhe janë shprehur kundër ngritjes së kampeve të migrantëve në brigjet shqiptare, që pritet të nis zbatimin në muajin shtator.