Top News – OFL dhe mafiozët e huaj/ Detyrim për të deklaruar pasurinë
02/12/2020 11:22

Njësia Policore me emrin Operacioni Forca e Ligjit prej afro një viti ka vënë në shënjestër shumë personazhe të krimit, disa për krime që kanë prodhuar pasuri, e disa për krime, që janë kryer për hakmarrje, e që nuk janë shoqëruar me potencial ekonomik. Në fakt, ligji parashikon që formularët për deklarimin e pasurive u dërgohen të gjithë atyre personave që kanë kryer një krim të rëndë, qoftë kjo edhe vrasje për motive hakmarrje, në gjendje të dehur, apo brenda familjes. Gjithsesi, nuk bëjnë përjashtim në ligj as mafiozët e huaj, që ndoshta e kanë shlyer dënimin në vendin e tyre dhe strehohen përkohësisht në Shqipëri. Në nenin 5 pika 3 të ligjit të miratuar nga Parlamenti thuhet se subjekte të këtij akti normativ janë edhe personat fizikë dhe juridikë, shtetas shqiptarë apo të huaj, si dhe persona pa shtetësi, për të cilët ka filluar procedura e shpalljes, apo për të cilët ekzistojnë dyshime të bazuara në elemente të faktit për përfshirje në çdo krim apo formë të terrorizmit dhe të financimit të tij, të kryera brenda ose jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, sipas parashikimit të legjislacionit në fuqi, për masat kundër financimit të krimit e terrorizmit”. Burimet e Policisë konfirmuan se rastet janë shumë, ku personave të huaj, por me banim të përkohshëm apo të përhershëm në Shqipëri u është dërguar formulari për deklarimin e pasurisë, me të njëjtin afat si shqiptarët e dyshuar; atë të 48 orëve. Ka pasur raste, kur formularët kanë mbërritur për llogari të tyre nga përfaqësuesit ligjorë - duke shtuar, se për ta hetimet do të kryhen më gjerësisht, përmes informacioneve shtesë edhe nga strukturat ligjzbatuese të vendeve të tyre të origjinës. Të paktën në 5 raste, autoritetet shqiptare kanë bërë arrestime apo sekuestrime për llogari të kolegëve italianë, duke goditur anëtarë të Sacra Corona Unitas dhe "Ndranghetas" dhe bllokuar pasuri të tyre, të investuara në Shqipëri.

Top Channel/ Shpëtohet kurora e gjelbër e zonës së mbrojtur në Liqenin e Dushkut
14/08 13:30
Top News- Situata e zjarreve në vend / Rama u përgjigjet ‘lehaqenieve’ dhe flet për zjarrvënësit
14/08 13:04
Top Channel/ Delvinë, zjarret nën kontroll! Aktivizohet vetëm një vatër në fshatin Varfaj
14/08 12:46
Top Channel/ Gramsh, disa vatra ende aktive! Në Skënderbegas, banorët po rikthehen në shtëpi
14/08 12:45
Top Channel/ Zjarret nga jugu në Veri! Flakët në Korçë kalojnë në territorin grek
14/08 12:29
Top Channel/ Zjarrfikësi tregon për TCH si të shpëtojmë nga zjarret kur kapemi në befasi
14/08 12:26
Top Channel/ Zjarret, 46 të arrestuar! 137 autorë zjarrvëniesh nga qershori deri më 14 gusht
14/08 12:07
Top Channel/ Zjarret në vend, Rama: Kriminelët para drejtësisë!
14/08 12:06
Top Channel/ Delvinë/ Aktivizohet zjarri në fshatin Varfaj, dëm i jashtëzakonshëm nga flakët
14/08 11:46
Top Channel/ “Zjarr si ky nuk kishim parë”.Banorët në Poliçan tregojnë luftën me flakët
14/08 11:00
Top News- ‘Paraburgimi i zgjatur, shqetësues’/ Raporti i DASH për të drejtat e njeriut në Shqipëri
14/08 10:36
Top News- 137 zjarrvënës dogjën Shqipërinë/ Arrestohen 46 prej tyre, dëmtuan pyje, banesa e kullota
14/08 10:31
Top News- Normalizohet situata në Gramsh/ Bilanc i rëndë nga zjarret e tre ditëve
14/08 10:22
Top News- Izolohen flakët në Kukës/ Nuk regjistrohen vatra të reja, situata nën kontroll
14/08 10:15
Top Channel/ Shqipëria në flakë, 48 orët e tmerrit! Banorët të tronditur, shtëpitë vijojnë të digjen
13/08 23:23
Top Channel/ Vijon alarmi nga zjarret, dëme kolosale nga veriu në jug
13/08 23:10
Top Channel/ Raporti i DASH për të drejtat e njeriut: Qeveria shqiptare ndëshkoi abuzuesit
13/08 23:08
Top Channel/ Zjarri në Plashnik, banori: Brenda nuk futesh dot se ka dinamit e granata, nami i zi
13/08 22:43
Top Channel/ Dëshmi drithëruese nga Delvina, banorët mes lotësh rrëfejnë tmerrin e zjarrit
13/08 22:40
Top Channel/ Aksident në aksin Fier–Levan, përplasen “kokë më kokë” dy automjete
13/08 22:34