Pas 6 muajsh del e vërteta e vrasjes së oficerit malazez që punonte në sektorin e trafikut të drogës, dhe që para se të gjendej i vrarë rezultoi i zhdukur për disa ditë. Rudolf Elezoviç është vrarë nga bandat e Shkodrës që kishin monopolin e drogave të forta në Ulqin dhe jo vetëm. Nga të dhënat e dosjes rezulton, se ai shpesh ishte bërë pengesë për rrjetet që trafikojnë drogë në qytetet e Malit të Zi.