Arjan Tase dhe 5 kolegë të tij janë personat nën hetim për tragjedinë e Potamit, ku humbi jetën Jonada Avdia. Për Tasen, hetuesit kanë ngritur akuzën e vrasjes nga pakujdesia. Ndërkohë, pas shkarkimit nga detyra me vendim të Gledis Nanos, tashmë 5 drejtuesit e strukturave policore në Himarë, Vlorë e Dhërmi janë vendosur nën hetim. Konkretisht Shpëtim Hasanaliaj, Fatos Muka, Neritan Buzi dhe dy nënkomisarët me inicialet V.LL dhe A.D, janë persona nën hetim, duke filluar që nga shpërdorimi i detyrës e deri tek mosmarrja e masave, bazuar në urdhrat institucionalë të Policisë së Shtetit.