Shqipëria e 2030, për kryeministrin Edi Rama, do të ketë një ofertë turistike absolutisht spektakolare në aspektin e transportit për sa i përket të gjitha flukseve që shkojnë drejt bregdetit. Gjatë prezantimit të versionit të ri të aplikacionit TEA, një inovacion ky që promovon shqipërinë turistike, kreu i qeverisë tha se investimet që po bëhen në infrastrukturë synojnë që ta kthejnë vendin në një shëmbëlltyrë të turizmit o vetëm në rajon por dhe në Europë,