Kryeministri Edi Rama dhe përfaqësues të tjerë të qeverisë, si dhe të sistemit të drejtësisë morën pjesë këtë të enjte në një tryezë të përbashkët ku u prezantua programi për konkursin ndërkombëtar të qendrës së drejtësisë. Projekti parashikon një pol të ri urban të godinave të sistemit të drejtësisë në një sipërfaqe prtej 52 mijë metrash katrorë.