Top News – OBSH jep alarmin: Prisni valën e tretë të Covid-19!
23/11/2020 11:38

I dërguari special i OBSH-së për COVID-19 kritikoi reagimin e Evropës ndaj pandemisë së koronavirusit duke thënë se vendet nuk arritën të përfitonin nga qetësimi i rasteve në verë për t’u përgatitur për valën tjetër. I dërguari special i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për COVID-19, David Nabarro tha për “Solothurner Zeitung” në Zvicër se Evropa ka të ngjarë të shohë një valë të tretë të pandemisë vdekjeprurëse COVID-19 në fillimin e vitit 2021 përpara se të mbërrijë vaksina. “Ata e humbën ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme gjatë muajve të verës pasi vunë valën e parë nën kontroll”, tha Nabarro. “Tani jemi në valën e dytë. Nëse ata nuk ndërtojnë infrastrukturën e nevojshme, ne do të kemi një valë të tretë në fillim të vitit të ardhshëm.” Eksperti theksoi gjithashtu se Evropa mund të mësonte shumë nga vendet aziatike. “Reagimi ndaj virusit duhet të jetë me forcë dhe vendosmëri,” tha ai. “Sidomos në fillim, kur virusi po përhapet shumë ngadalë në komunitete të ndryshme. Nëse reagoni pa shumë përpjekje, problemi do të agravohet shpejt.” Për pak kohë, kontinenti i vjetër shijoi uljen e numrit të infektimeve gjatë verës, por tani infeksionet po rriten përsëri. Gjermania, me një popullsi prej 84 milionë banorësh, pati një ditë më parë rritje të rasteve me 14.000, në një kohë kur të shtunën, Japonia me 120 milionë banorë regjistroi vetëm 2.600 raste të reja. Në të njëjtën ditë, Koreja e Jugut me rreth 51 milionë banorë shënoi vetëm 386 raste. Një problem i madh, sipas Nabarros, është se shumë pak vendimmarrës politikë e kanë kuptuar që virusi po përhapet në mënyrë eksponenciale më tepër se aritmetike. “Eksponenciale do të thotë se numrat mund të rriten 8 herë në javë, 40 herë në dy javë, 300 herë në tri javë, mbi 1000 herë në katër javë, e kështu me radhë,” tha ai. Në Azi, ndërkohë, numrat janë relativisht të ulët sepse “njerëzit janë plotësisht të angazhuar, ata përshtasin sjellje që e bëjnë të vështirë për virusin”, tha Nabarro. “Mbajnë distancën e tyre, mbajnë maska, izolohen kur janë të sëmurë, lajnë duart dhe sipërfaqet. Ata mbrojnë grupet më të rrezikuara.” Nabarro gjithashtu tha, se Azia nuk i hoqi kufizimet para kohe. “Ju duhet të prisni derisa numrat e rasteve të jenë të ulëta dhe të qëndrojnë të ulëta,” tha ai. “Reagimi i Evropës ishte i paplotë.” Ai gjithashtu vlerësoi komunikimin midis autoriteteve në Azi dhe Evropë. “Ata thjesht kanë një mesazh: Nëse duam që ekonomia jonë të jetë e fortë dhe që ne të mbajmë liritë tona, të gjithë duhet t’i përmbahemi disa gjërave themelore.”

Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
28/03 20:00
Top Channel/ Houthi, rrezik i ri global! Analistët paralajmërojnë krizë të dyfishtë
28/03 19:45
Top News – ‘Rusia po spiunon SHBA tek Irani’ / Zelensky nxjerr të dhënat- Po jep informacione mbi bazat
28/03 19:30
Top Channel/ Zbulohen çmimet e trafikut të shqiptarëve në Angli
28/03 16:26
Top Channel/ Papa kritikon të pasurit, mban fjalim kundër pabarazisë gjatë vizitës në Monako
28/03 14:51
Top Channel/ Trump kërcënon aleatët e NATO: SHBA mund të mos i mbrojë më
28/03 14:51
Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07
Top News- Iranianët “godasin” drejtuesin e FBI, i hakerkojnë emailin dhe i nxjerrin të dhënat
28/03 13:00
Top News- Houthit hyjnë në luftë/ Raketa balistike drejt Izraelit, zgjerohet konflikti
28/03 12:48
Top News- Houthit përshkallëzojnë konfliktin, tjetër rrezik për ekonominë botërore
28/03 12:46
Top Channel/ Izraeli godet objektet bërthamore iraniane, Teherani paralajmëron hakmarrje
28/03 12:03
Top Channel/ Apple revolucion me Siri/ Do funksionojë si chatbot dhe do kontrollojë aplikacionet
28/03 11:06
Top Channel/ AI hyn në kompjuterë/ Teknologjia largohet nga cloud, përpunimi bëhet direkt në pajisje
28/03 10:55
Top Channel/ 1 muaj luftë, nga vrasja e Ajatollahut te kriza e naftës, si u përshkallëzua konflikti
28/03 10:52
Top Channel/ Trump-Merz përplasen për Iranin, Ngushtica e Hormuzit ndez debat
28/03 10:48
Top Channel/ Izraeli godet Bejrutin/ Përplasje me Hezbollah dhe alarm për krizë humanitare
28/03 10:34
Top Channel/ Houthit godasin Izraelin nga Jemeni, rritet rreziku për hapjen e një fronti të ri
28/03 10:14
Top News- S’ka më emigracion të paligjshëm, PE me dorë të hekurt: Merret vendimi
27/03 23:00