Kequshyqerja vijon të mbetet një nga problematikat më të përhapura në vendin tonë, por edhe kudo në botë. Shëndeti i shqiptarëve dhe stili i jetesës vit pas viti vjen drejt përkeqësimit sipas raporteve të fundit dhe kjo gjë përkthehet në sëmundje të rënda sic janë obeziteti, hipertensioni, diabeti, kanceri etj. Teknologjia e avancuar dhe videolojërat janë një ndër faktorët që po nxisin një krizë të rëndë të obezitetit në mbarë Europën.