Policia serbe ka përfunduar analizimin e telefonit të 13-vjeçarit i cili vrau tetë bashkëmoshatarë, rojën e shkollës Dragan Vlahovic dhe që plagosi shtatë bashkëmoshatarë dhe shokë klase në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në qender të Beogradit. Policia ka konfiskuar menjëherë telefonin e tij, si dhe kompjuterët dhe i gjithë materiali ishte dërguar për ekspertizë.