Serinë e takimeve elektorale, kandidati I PArtisë Demokratike zyrtare, Roland Bejko, e vijoi në Zallbastar ku teksa dëgjoi shqetësimet e tyre prezantoi edhe programin e tij për zonat rurale. Bejko tha se do t’i japë prioritet prodhimit vendas dhe për këtë do të ndërtojnë 5 tregje në hyrjet e Tiranës.