Kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli zhvilloi një takim në kuadër të sezonit turistik dhe forcimit të bashkëpunimit me kreun e bashkisë së Otrantos, Pierpaolo Cariddi. Tashmë që për të dyja vendet ka nisur turizmi Leli tha se duhet të gjenden mekanizmat për të ndërtuar ura që bashkojnë në zhvillimin e sektorëve që janë të rëndësishëm për dy qytetet. Një prej pikave më të rëndësishme të ndërveprimit është transporti detar.