Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se nuk e ka në plan ta shkarkojë ministrin e për Komunitetet, Goran Rakic, edhe psse doli kundër vendimit të Qeverisë që të luftojë kontrabandën në të gjithë vendin. Të mërkurën, Rakic, përfaqësues i serbëve të Kosovës, nxiti sulmet kundër policisë në Veri dhe e krahasoi krahasoi aksionin që përfshiu edhe Mitrovicën me krimet e gjermanëve nazistë kundër çifutëve. Pas kësaj dhe deklaratave tjera kundër shtetit të Kosovës, shoqëria civile kërkoi shkarkimin e Rakict.