Një 37 vjeçare, nënë e 4 fëmijëve të mitur ka përfunduar në pragat e policisë pasi shfrytëzonte fëmijët për të lypur. Përtej kësaj paligjshmërie, 37 vjeçarja ka vazhduar dhe më tej duke kërcënuar punonjësit e policisë. Kjo shtetase është kapur në rrugën ‘Dritan Hoxha’ dhe mbi të bien akuzat e rënda të veprave penale “Keqtrajtimi i të miturit” dhe “Kanosje”.