Top News – Nxirret ‘për zhelesh’ përjashtë / Senatori amerikan dëbohet nga konferenca për shtyp
13/06/2025 13:58

Një senator amerikan nga Kalifornia u nxor me forcë nga një konferencë për shtyp që po mbante shefja e sigurisë së brendshme, e Donald Trump, në përshkallëzimin më të fundit të tensioneve mbi arrestimet kontroverse të emigrantëve. Senatori Alex Padilla u shty dhe u tërhoq zvarrë nga salla e shtypit në një ndërtesë federale në Los Angeles ndërsa përpiqej të pyeste Kristi Noem në lidhje me operacionet që kanë tronditur qytetin e dytë më të madh të Amerikës. "Unë jam Senatori Alex Padilla. Kam pyetje për sekretaren", tha ai ndërsa dy burra u konfrontuan me të para gazetarëve. Pamjet e filmuara nga stafi i Padilla-s, jashtë sallës, treguan senatorin duke u shtrirë përtokë nga agjentë sigurie që mbanin jelekë antiplumb me logot e FBI-së, të cilët më pas e prangosën. Padilla, një nga dy senatorët demokratë që përfaqësojnë Kaliforninë në dhomën e sipërme të Kongresit, nuk bëri rezistencë. Departamenti i Sigurisë Kombëtare pretendoi - pavarësisht provave video, se Padilla kishte "sulmuar" Noem. "Senatori Padilla zgjodhi një teatër politik pa respekt dhe ndërpreu një konferencë shtypi të drejtpërdrejtë pa u identifikuar ose pa e vënë bexhën e sigurisë së Senatit, ndërsa iu hakërrye Sekretares Noem", shkroi Ndihmës Sekretarja Trisha McLaughlin në mediat sociale. Shërbimi sekret mendoi se ai ishte një sulmues dhe oficerët vepruan në mënyrën e duhur”, shtoi ajo. Reagimi i demokratëve ndërkohë ishte i menjëhershëm. Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Neësom, e quajti incidentin "skandaloz, diktatorial dhe të turpshëm". "Trump dhe trupat e tij të sulmit janë jashtë kontrollit. Kjo duhet të marrë fund tani", shkroi ai në rrjetet sociale.

Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58
Top News – Lufta drejt fundit. Trump – Misioni u përmbush, tërhiqemi pas 3 javësh
01/04 12:57
Top News – Luftën e Trump e paguan bota. Mbyllja e konfliktit nuk mbyll pasojat ekonomike globale
01/04 12:57
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:21
Top Channel/ Papa thirrje Trump: Ndal luftën! Kërko rrugëdalje nga lufta në Lindjen e Mesme
01/04 12:19
Top Channel/ Bursat aziatike në rritje të fortë, Japonia e Koreja e Jugut rrisin tregjet financiare
01/04 12:13
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje për terroristët, protesta dhe kritika ndërkombëtare
01/04 12:13
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:12
Top News – Ndërmjetësim për paqe. Kina dhe Pakistani plan me 5 pika për Iranin
01/04 11:54
Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19