Kryeministrja serbe, Ana Brnabic ka lëvduar shërbimet e sigurisë së vendit për parandalimin e një përpjekjeje për vrasjen e presidentit Aleksander Vucic, sic pretendohet, nga një anëtar i grupit të organizuar kriminal të udhëhequr nga Belivuk. Srdjan Lalic, një anëtar i klanit kriminal Belivuk, ka marrë statusin e dëshmitarit të mbrojtur dhe i tha gjykatës speciale për krimin e organizuar këtë javë se grupi kishte planifikuar të vriste Vucicin pasi ai i shpalli luftë mafias.