Pretencën e inceneratorit të Fierit, ish-ministri i Drejtësisë dhe avokati Ylli Manjani e konsideron si aktin e fundit të SPAK që lë pa përgjigje për publikun gjashtë pyetje madhore. Manjani thotë se si në procesin e inceneratorit të Elbasanit, ashtu edhe në atë të Fierit, qytetarët nuk mësuan dot se cila është afera e paligjshme, kush e prezantoi idenë e inceneratorëve dhe si u mor vendimi për trajtimin e mbetjeve me djegie.