Avokatët mbrojtës të ish kryeministrit Sali Berisha Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi depozituan ankimin për vendimin e Gjykatës së posacme antikorrupsion, e cila pak ditë më parë la në fuqi masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ dhe ‘ndalim i daljes jashtë shtetit’ për Berishën. Sipas avokatit Gjokutaj, i cili së bashku me avokatin tjetër Sokol Mëngjesi bojkotuan seacnë gjyqsore të pak ditëve më parë, pasi kërkuan që cështja të kalojë në Gjykatën Kushtetuese, vendimi i gjykatës është nul.