Ministri i Mbrojtjes së Qytetarëve Notis Mitarakis ka dhënë dorëheqjen këtë të premte. Shkak është bërë fakti që në mendia kanë dalë video të tij që vijonte pushimet i qetë në një ishull grek, teksa i gjithë vendi luftonte me flakët e zjarreve të mëdha të fundit të korrikut. Ishte kryeministri Kyriakos Mitsotakis ai që i kërkoi ministrit Mitarakis të japë dorëheqjen, duke theksuar se sjellja e tij bie ndesh me moralin e qeverisë që ai drejton.