Top News-‘Nuk mund të spiunosh aleatin tënd!’ Danimarka kundër SHBA, mblodhi të dhëna për Grenlandën
09/05/2025 14:22

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen tha se “nuk mund të spiunosh një aleat” pas raportimeve se Shtetet e Bashkuara kanë mbledhur të dhëna inteligjence për Grenlandën, një territor gjysmë-autonom danez i shumë-dëshiruar nga Presidenti amerikan Donald Trump. Komentet e Frederiksen të premten janë të fundit në përplasjen mes Danimarkës, Grenlandës dhe Shteteve të Bashkuara sepse Trump kërkon të aneksojë ishullin strategjik Arktik. Danimarka dhe Grenlanda këmbëngulin se ishulli i pasur me minerale nuk është në shitje, ndërsa Trump nuk e ka përjashtuar marrjen e tij me forcë ushtarake edhe pse Danimarka është një aleate e NATO-s. Kryeministrja daneze foli pasi Danimarka thirri diplomatin më të lartë amerikan në vend për të dhënë shpjegime pas një raporti të Ëall Street Journal, i cili tha se disa zyrtarë të lartë nën drejtimin e drejtoreshës së inteligjencës kombëtare të SHBA-së, Tulsi Gabbard, kishin udhëzuar krerët e agjencive të inteligjencës të mësonin më shumë rreth lëvizjes së pavarësisë së Grenlandës dhe qëndrimit të vendasve mbi mundësinë e shfrytëzimit të burimeve të ishullit nga SHBA. Frederiksen tha të premten se bëhej fjalë thjeshtë për "thashetheme" në një gazetë ndërkombëtare. Ëall Street Journal citoi ndërkohë dy burime të njohura me përpjekjet e SHBA-së, të cilët nuk i identifikoi. "Bashkëpunimi në lidhje me mbrojtjen, parandalimin dhe sigurinë në pjesën veriore të Evropës po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm," tha Frederiksen. "Sigurisht, nuk mund të spiunosh një vend aleat". Kryeministri i Grenlandës, Jens-Frederik Nielsen, tha në anën tjetër se raportet për spiunazh janë të papranueshme dhe mungesë respekti.

Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04
Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57
Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27
Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52
Top News- “Irani ka marrë peng Hormuzin”, Britania e Madhe nismë diplomatike për ta çliruar
02/04 22:50
Top Channel/ Macron-Trump, krisje totale. Presidenti francez: Nuk na duhet lufta
02/04 22:47
Top Channel/ Trump shkarkon Kryeprokuroren, i pakënaqur se si menaxhoi dosjen “epstein”
02/04 22:24
Top Channel/ Itali, përmbytje “katastrofike”: Uji “merr përpara” urën, evakuohen dhjetëra vetë!
02/04 15:18
Top Channel/ “E rreh gruaja”, Trump sulmon Macron: Presidenti francez reagon “pa doreza”!
02/04 15:17
Top News – SHBA ‘pajtohet’ me Venezuelën. I heq sanksionet Presidentes së përkohshme, Rodriguez
02/04 14:50