Luizi dhe Kiara janë cifti i parë i krijuar brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ata janë dy banorët që kanë fituar zemrat e publikut me dashurinë e tyre ndaj njëri-tjetrit. Pas debateve të vazhdueshme mes njëri-tjetrit, Luizi mbremjen e së mërkurës shkoi te krevati I Kiarës, për ti kërkuar asaj falje. Luizi i tha asaj se nuk do të donte ta vinte kurrë në atë pozitë dhe se është personi i fundit që do i bënte keq. Nga ana tjetër, Kiara i tha se nuk i beson, pasi ka frikë se mos ndodh sërish e njëjta gjë.