Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, reagoi pas deklaratës së zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, sipas të cilit, plani Franko-Gjerman, është më shumë në favor të Serbisë sepse nuk flet për njohje të përbashkët duke thënë se kjo tregon se ai nuk e ka lexuar ose nuk e ka kuptuar planin, ose po paralajmëron një aksion të ri.