Top News – ‘Nuk mund ta besoj që jam gjallë…! ‘Mrekulli’ në Air India, flet i shpëtuari i vetëm
13/06/2025 12:07

Hetuesit kanë kontrolluar të premten vendngjarjen e njërës prej tragjedive më të mëdha ajrore në Indi, për të gjetur shkaktarin e rrëzimit të avionit Air India. Ndërkohë, kryeministri indian, Narendra Modi, u takua me pasagjerin e vetëm që mbijetoi, një ditë pasi avioni u rrëzua pak minuta pasi ishte ngritur nga pista, duke lënë të vdekur 241 njerëz në bord dhe disa të tjerë në tokë. Avioni Boeing 787, që po fluturonte për në Londër, goditi një konvikt të një kolegji mjekësor në një zonë banimi në qytetin veriperëndimor të Ahmedabadit, pak minuta pasi u ngrit në ajër të enjten. Shumica e trupave ishin djegur deri në atë shkallë sa nuk njiheshin më, ndërsa autoritetet po kryejnë teste të ADN-së për identifikimin e viktimave. Pritet të gjenden më shumë trupa gjatë kërkimit në vendin e aksidentit. Nuk dihet nëse kutitë e zeza, regjistruesit e të dhënave të fluturimit dhe të zërit në kabinë, janë gjetur. “Të gjithë jemi të tronditur nga kjo tragjedi ajrore në Ahmedabad. Humbja e kaq shumë jetëve në mënyrë kaq të papritur të lë pa fjalë”, tha Modi në rrjetet sociale pas vizitës në vendngjarje. “Ne e kuptojmë dhimbjen e tyre dhe e dimë që boshllëku i krijuar do të ndihet për vite me radhë”. I mbijetuari i vetëm i aksidentit u takua me Modin në spitalin qeveritar ku po trajtohet për djegie dhe lëndime të tjera. Vishëaskumar Ramesh i tha transmetuesit kombëtar të Indisë se ende nuk mund të besojë që është gjallë. Ai tha se avioni dukej sikur ishte bllokuar në ajër disa sekonda pas ngritjes. Dritat e gjelbra dhe të bardha u ndezën dhe avioni dukej se nuk mund të ngrihej lart. Ramesh tha se ana e avionit ku ai ishte ulur ra mbi katin e parë të një ndërtese dhe kishte hapësirë që ai të shpëtonte pasi dera u hap. Ai hoqi rripin e sigurisë dhe doli nga avioni. “Kur hapa sytë, kuptova që isha gjallë”, tha ai. Bordi i Hetimit të Aksidenteve Ajrore të Indisë po heton, dhe pritet që në hetim të marrin pjesë edhe përfaqësues nga Bordi i Sigurisë së Transportit Kombëtar të SHBA-së, Administrata Federale e Aviacionit, Boeing dhe General Electric. Mjekët po kryejnë teste ADN-je për identifikimin e viktimave. Dy mjekë në spital thanë se trupat e katër studentëve mjekësorë të vrarë në tokë pas rrëzimit të avionit iu dorëzuan familjeve të tyre. Ata thanë se të paktën 30 studentë të tjerë të plagosur ishin ende në spital dhe të paktën katër prej tyre janë në gjendje kritike.

Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58
Top News – Lufta drejt fundit. Trump – Misioni u përmbush, tërhiqemi pas 3 javësh
01/04 12:57
Top News – Luftën e Trump e paguan bota. Mbyllja e konfliktit nuk mbyll pasojat ekonomike globale
01/04 12:57
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:21
Top Channel/ Papa thirrje Trump: Ndal luftën! Kërko rrugëdalje nga lufta në Lindjen e Mesme
01/04 12:19
Top Channel/ Bursat aziatike në rritje të fortë, Japonia e Koreja e Jugut rrisin tregjet financiare
01/04 12:13
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje për terroristët, protesta dhe kritika ndërkombëtare
01/04 12:13
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:12
Top News – Ndërmjetësim për paqe. Kina dhe Pakistani plan me 5 pika për Iranin
01/04 11:54
Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05