Presidenti amerikan, Donald Trump nuk ka një metodë të përcaktuar në vendosjen e tarifave ndaj vendeve të tjera. Ato mund të vendosen për shkak të bilanceve tregtare negative të SHBA me vendin që shënjestrojnë…ose sepse politikanë të atij vendi nuk masin fjalët mirë gjatë komunikimeve me Trump. Ky i fundit është rasti i Zvicrës. Presidenti amerikan njoftoi se kishte vendosur të rriste tarifat për republikën helvete nga 30 në 39 për qind për shkak se nuk i pëlqeu mënyra se si iu drejtua një politikane zvicerane gjatë një telefonate zyrtare.