Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit u shënuan edhe 8 viktima të tjera nga Covid 19. Sipas këtij institucioni, janë kryer 534 testime e janë regjistruar 147 raste të reja të sëmundjes. Të shtruar, janë aktualisht 338 persona.