Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se nuk ka asnjë krahasim mes arrestimit të Fatos Nanos dhe dosjes së tij apo të Jamarbër Malltezit. Sipas Berishës, Fatos Nanon nuk e akuzoi dhe arrestoi Partia Demokratike, por ishin ministrat e qeverisë socialiste ata që e futën në burg. Ish kryeministri u shpreh se Fatos Nano u arrestua për një abuzim që kapte vlerën e 10 milionë eurove.