Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK, dhe ka pushuar çështjen ndaj Pjerin Ndreut, i cili u hetua për veprën penale “shpërdorim detyre”. Vendimi u dha nga gjyqtarja Etleva Deda. Kryebashkiaku Ndreu u kallëzua në strukturën e posaçme nga Partia Demokratike në Lezhë në vitin 2023 në lidhje me trotuarin në rrugën Lezhë-Shëngjin, në lagjen Xhenjo.