Sali Berisha deklaroi të dielën se Partia Demokratike do të shkëpusë çdo marrëdhënie me mazhorancën dhe institucionet e tjera të drejtuara nga socialistët, si përshkallëzim të qëndrimeve pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që hoqi pezullimin e zv.Kryeministres Belinda Balluku. Bojkoti potencial i opozitës mund të prekë edhe dy komisionet e posaçme parlamentare për reformën zgjedhore dhe reformën administrative dhe territoriale.