Kryetari i bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo në një intervistë për median greke “Kathimerini” hedh poshtë çdo pretendim apo akuzë për tradhëti ndaj helenizmit teksa i përgjigjet edhe pretendimeve të opozitës për ecurinë e procesit zgjedhor. Megjithëse Himara nuk është zonë minoritare, Tavo kujdeset të nënvizojë se gjatë karrierës së tij është përballur me Edi Ramën, Fatos Nanon dhe Ilir Metën për interesat e minoritetit dhe këtë do të vazhdojë të bëjë edhe si kryetar i Himarës.