Një tjetër zyrtar i lartë i policisë nuk ka arritur të kalojë vettingun. Drejtori i Shërbimit Çështjet e Brendshme dhe Ankesave rajonale Fier-Berat, Arben Frashëri është shkarkuar nga detyra nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit paraditen e së premtes. Frashëri ishte në listën me emrat e 45 drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit, SHÇBA-së dhe Gardës së Republikës, që u shortuan të parët për të kaluar në vetting. Sipas përcaktimeve ligjore, vendimi për Arben Frashërin është marrë sipas tre komponentëve pasuria, pastërtia e figurës dhe aftësitë profesionale. Por duket se të dhënat dhe dokumentacioni i paraqitur nga Frashëri nuk e kanë bindur KJV që ai të kalojë vettingun.