Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, refuzoi të martën propozimin që Miodrag Lekiç të marrë mandatin për formimin e qeverisë, duke kërkuar shpërndarjen e parlamentit aktual, për t’iu hapur rrugën zgjedhjeve të reja. Të hënën Fronti Demokratik pro-serb, Demokratët dhe URA e kryeministrit ne largim Dritan Abazoviq, u pajtuan që Miodrag Lekiç të marrë mandatin, por nuk i dorëzuan nënshkrimet e 41 deputetëve të tyre në parlamentin 81 vendesh.