Greqia e Veriut, përfshirë edhe disa zona kufitare me Shqipërinë është tanimë ndër rajonojet më të goditura nga pandemia në vendin fqinj, duke bërë që spitalet të jenë të mbushura. Në spitalin kryesor i Selanikut nuk ka më vende në shërbimin intensiv, duke ngritur sërish mundësisë së ashpërsimit të masave kufizuese në qytetin e dytë më të madh të Greqisë. Stafet e spitaleve janë duke hasur vështirësi në gjetjen e shtretërve të lirë për pacientët, ndërsa raportohen se pjesa dërrmuese e atyre që janë të intubuar apo në shërbimin intensive nuk kanë qenë të vaksinuar.