Mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së tha të premten se autoritetet iraniane konfirmuan se nuk është vërejtur asnjë rritje e niveleve të rrezatimit në vendin e pasurimit të uraniumit në Natanz pas sulmeve izraelite. "Autoritetet iraniane kanë informuar Agjencinë se nuk është vërejtur asnjë rritje e niveleve të rrezatimit në Natanz," tha Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë bërthamore në një postim në X, pasi konfirmoi më parë se objekti ishte "mes objektivave" të sulmeve.