Bisedimet në Kajro për armëpushimin dhe shkëmbimin të pengjeve në luftën në mes Izraelit dhe grupit palestinez Hamas i shpallur organizatë terroriste kanë dështuar këtë të dielë pa një marrëveshje përfundimtare. Në bisedime mori pjesë edhe drejtori i CIA-s, Ëilliam Burns dhe kreu i agjencisë së inteligjencës izraelite, Mossad, David Barnea. Sipas mediave të huaja, bisedimet do të vazhdojnë në nivele më të ulëta në ditët në vijim. Një delegacion i Hamasit u informua nga ndërmjetësit e Egjiptit dhe Katarit por nuk mori pjesë drejtpërdrejt në negociata.