I dërguari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar gjatë vizitës dyditore në Shkup shprehu mbështetjen e fortë të Uashingtonit për rrugën e integrimit të Shkupit drejt Bashkimit Evropian. Ai tha se pret vazhdimin e procesit të ndryshimit të Kushtetutës, “të cilin SHBA dhe BE e konsiderojnë si një hap të rëndësishëm të Maqedonisë së Veriut drejt integrimit evropian”. Ndërkaq, drejtuesi opozitar maqedonas i ka konfirmuar diplomatit amerikan qëndrimin kundër këtyre ndryshimeve.