Fabio Dushku, 35 vjecari që bëri zhurmë mediatike pak ditë më parë, për shkak të implikimit në rrëmbimin e Kozak, ose ndryshe mbreti i instagramit është rikthyer në opinionin publik. Dushku, prej 12 vitesh është arrestuar dhe momentalisht po vuan dënimin e tij në burgun e Koridhalos në Greqi. Ky i fundit është i dënuar me burgim të përjetshëm për vepra të ndryshme penale, duke filluar nga vrasjet e duke mbaruar me përfshirjen e tij në tregun e lëndëve narkoktike.