Nuri Basha humbi jetën si pasojë e konfliktit me Osman Torbën në lokal, ndërsa ngjarja është zbardhur nga policia këtë të premte. Konflikti mes tyre është regjistruar më 26 qershor në lagjen ‘Kamen’të Peshkopisë, ndërsa në polici u raportua si aksidentale. Kanë qenë ekspertët ata të cilët gjatë hetimeve kanë zbuluar se 60-vjeçari Basha është plagosur rëndë me dashje nga Osman Tarba. Të pranishëm gjatë konfliktit mes tyre kanë qenë dhe 3 persona të tjerë, tashmë të proceduar penalisht. Në dëshmitë e tyre të para për policinë, 4 personat thanë se Basha humbi jetën aksidentalisht, pasi u rrëzua duke dalë nga automjeti.