Mund të tingëllojë si një shaka e 1 Prillit, por nuk është kështu. Rusia do të marrë presidencën e Këshillit të Sigurisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, pikërisht më 1 prill. Deir këtu nuk ka asgjë që nuk shkon, pasi Rusia është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurisë në OKB dhe presidenca e këtij institucioni lëviz me rotacion mujor mes anëtarëve. Megjithatë paradoksi është që Rusia, e cila akuzohet për pushtimin e Ukrainës dhe gjenocid e krime lufte atje, do të marrë drejtimin e një organit më të madh paqeruajtës në botë, si Këshilli i Sigrisë në OKB.