Top News – Nuk është Rusia, por Kina… / Pentagoni: Kërcënimi kryesor strategjik për SHBA
28/10/2022 11:40

Kina mbetet sfida kryesore për interesat e sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, ndërsa Rusia mbetet një kërcënim "akut" me luftën e saj brutale në Ukrainë, thuhet në dokumentin e publikuar së fundmi nga Pentagoni mbi Strategjinë e Mbrojtjes Kombëtare. "Republika Popullore e Kinës është konkurrenti i vetëm në botë me qëllimin për të ndryshuar rendin ndërkombëtar dhe, gjithnjë e më shumë, me fuqinë për ta bërë këtë", u tha gazetarëve në Pentagon Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin. "Sfida e Kinës", sipas Sekretarit Austin, ka çuar në rritjen e aftësive mbrojtëse në të gjitha fushat ushtarake, veçanërisht hapësirën dhe hapësirën kibernetike, për t'i bërë të qartë çdo kundërshtari të mundshëm se "kostoja e agresionit kundër Shteteve të Bashkuara ose aleatëve dhe partnerëve tanë, është shumë më e madhe se çfarëdo përfitimi të imagjinueshëm që do të mund të sillte një sulm”. Raporti i strategjisë vjenë në një kohë kur Kina dhe Rusia kanë përshkallëzuar agresionin kundër fqinjëve të tyre. Kina kërcënon në mënyrë të përsëritur se do të marrë nën kontroll Tajvanin, madje me forcë nëse është e nevojshme, dhe Rusia sulmoi Ukrainën në shkurt dhe vazhdon të sulmojë qytete të shumta të Ukrainës me raketa dhe dronë të prodhuar nga Irani. Një tjetër zyrtar i lartë i mbrojtjes, duke folur gjithashtu me gazetarët në kushte anonimiteti të enjten, tha se armët bërthamore do të vazhdojnë të jenë "gurthemeli" i aftësisë frenuese ushtarake të Shteteve të Bashkuara. Sipas zyrtarit, strategjia e re e mbrojtjes pasqyron faktin se Shtetet e Bashkuara tani po përballen me dy konkurrentë të mëdhenj të armatosur me armë bërthamore, Rusinë dhe Kinën.

Top Channel/ Trump: Sulmojmë centralet e Iranit, nëse s’ka marrëveshje
30/03 23:01
Top News- Gjermania largon emigrantët, Merz: Do të kthehen në shtëpi brenda 3 viteve
30/03 23:00
Top Channel/ Tensionet për Ngushticën e Hormuzit, Rubio paralajmëron Iranin: Nuk do e kontrolloni
30/03 23:00
Top News- Bombardues në ajër dhe 17,000 trupa, SHBA gati për sulm/ Kush janë objektivat
30/03 22:50
Top News- Zelensky “plas bombën”: Aleatët po na kërkojnë të zvogëlojmë sulmet ndaj Rusisë
30/03 22:49
Top Channel/ Sulm amerikano-izraelit në një jetimore pranë Teheranit, dy të vrarë e pesë të plagosur
30/03 21:47
Top Channel/ Irani, tjetër raketë ndaj Turqisë, kërcënon Ankaraja: Do përgjigjemi pa hezitim
30/03 20:04
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Do ju hedhim në erë, nëse bllokoni marrëveshjen!
30/03 15:21
Top News – Bllokada ekonomike nga SHBA. Rusia në krah të Kubës, i dërgon 100 mijë tonë naftë
30/03 14:25
Top Channel/ Vritet kreu i marinës iranian, Izraeli godet bllokuesin e Ngushticës së Hormuzit
30/03 14:15
Top Channel/ Dronët në treg, lufta me Iranin hap tregun për teknologjinë ushtarake të Ukrainës
30/03 14:13
Top Channel/ Spanja mbyll hapësirën ajrore, ndalohet kalimi i avionëve amerikanë që nisen për luftë
30/03 14:13
Top News – Irani nuk pranon kërkesat e Trump. Teherani rrëzon planin e paqes-Vazhdojmë me luftën!
30/03 13:32
Top Channel/ AI jep këshilla të gabuara, studimi: Chatbot-et përkëdhelin përdoruesit dhe…
30/03 12:17
Top News – Irani prezanton planin. Haraç për Hormuzin, asnjë anije nuk do kalojë pa paguar
30/03 12:09
Top News – Spanja mbyll qiellin. Madridi distancohet nga ofensiva SHBA-Izrael
30/03 12:02
Top Channel/ Miratohet buxheti i luftës, Izraeli rrit ndjeshëm shpenzimet, shmang zgjedhjet
30/03 11:51
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin, SHBA shqyrton marrjen e ishullit Kharg, nafta…
30/03 11:51
Top Channel/ SHBA presion Tajvanit, senatorët kërkojnë rritje të buxhetit ushtarak
30/03 11:50
Top News – Teherani pranon vrasjen e Tangsirit. Zotohet për hakmarrje – Do shkatërrojmë armikun
30/03 11:50