Organizata Botërore e Shëndetit njoftoi se në Afrikë, numri i rasteve të reja me koronavirus vijon të rritet dhe java e kaluar ka qenë java më e rëndë përsa I përket numrit të rasteve të reja. Dr. Matshidiso Moeti, drejtori rajonal i OBSH-së për Afrikën, gjatë konferencës së tij javore për media, tha se kontinenti javën e kaluar ka thyer një rekord të ri duke kaluar kulmin e valës së dytë dhe se numri i rasteve ka shënuar rritje me 251 mijë në krahasim me javën e mëparshme.